Vrau vajzën 7 vjeçare në Angli, dalin për herë të parë fotot e shqiptares

Kronikë e zezë

Vrau vajzën 7 vjeçare në Angli, dalin për herë të parë fotot e shqiptares

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 15:01
Eltiona Skana

 Mediat britanike publikojnë për herë të parë fotot e 30 vjeçares me origjinë shqiptare Eltiona Skana, e cila kreu krimin makabër duke i prerë fytin vajzës 7 vjeçares, në një park të Anglisë, ngjarje që ka tronditur opinionin publik jo vetëm në Britanin e Madhe.

Vajza e vogël është vrarë në mënyrën me brutale ndërkohë që po luante pafajësisht në një park të qytetit përpara syve të prindërve të saj.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore e cila u dëgjua edhe në seancën gjyqësorë përkatëse 30 vjeçarja me origjinë shqiptare vuan nga skizofrenia  gjë që e bënë të pandërgjegjshme për veprimet e saja dhe si rrjedhojë akuza ra.

Dënimi për vrasje pa dashje do të jepet të martën e ardhshme.

Skana hyri në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht në 2014-ën dhe aplikoi për azil, me pretendimin se ishte viktimë e trafikimit. Home Office fillimisht e refuzoi kërkesën e saj, por pas apelimit e përmbysi vendimin dhe i dha leje te qëndronte deri në dhjetor të 2024. Arsyeja e kësaj lëvizjeje, nuk dihet end.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat