Policia del me raport për djegien e duarve të një shitësi të cigareve

Kronikë e zezë

Policia del me raport për djegien e duarve të një shitësi të cigareve

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 08:46
Shitësi i cigareve

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e djegies së duarve të një shitësi të cigareve në një kafene të Prishtinës.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se ka intervistuar viktimën dhe dy dëshmitarë.

“Rr.Fehmi Agani, Prishtinë, 31.10.2020. Raportohet se pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, njësiti i hetuesisë ka  intervistuar viktima mashkull dhe dy dëshmitarë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.

Ndryshe, në pamjet e publikuara në rrjetet sociale cigarexhiu shihet duke tentuar ta ndalë flakën, ndërsa në sfond dëgjohen pjesëmarrësit duke qeshur me të. Askush nga të pranishmit nuk e ndihmon atë, për t’ia shuar flakët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat