Bastiset një lokal në Skënderaj, po zhvilloheshin lojëra fati

Kronikë e zezë

Bastiset një lokal në Skënderaj, po zhvilloheshin lojëra fati

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 08:57
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar se mbrëmë është bastisur një lokal në Skënderaj, nën dyshimin e bazuar se po zhvilloheshin lojëra fati.

Gjatë kontrollit janë hasur pesë dëshmitarë, kurse pronari nuk është takuar.

Njësiti i hetuesisë ka konfiskuar me këtë rast: 7 aparat për lojëra fati, dy kompjuterë, tre televizor, një printer dhe 830 euro.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat