Policia brenda 24 orëve u shqipton 688 tiketa qytetarëve që shkelën ligjin anti-COVID

Kronikë e zezë

Policia brenda 24 orëve u shqipton 688 tiketa qytetarëve që shkelën ligjin anti-COVID

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 08:39
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka shqiptuar gjatë 24 orëve të fundit 688 tiketa ndaj qytetarëve që kanë shkelur Ligjin anti-COVID.

ështu është bërë e ditur përmes raportit ditor të PK-së, ku po ashtu thuhet se janë shqiptuar edhe 917 tiketa trafiku.

Sipas të dhënave, brenda ditës së djeshme në Kosovë kanë ndodhur 35 aksidente me dëme materiale, 15 me të lënduar dhe një me fatalitet.

Kurse, 11 persona janë arrestuar, 5 janë dërguar në vuajtje të dënimit dhe 3 në mbajtje. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat