Sekuestrohet një revole me municion, i dyshuari shoqërohet në Polici

Kronikë e zezë

Sekuestrohet një revole me municion, i dyshuari shoqërohet në Polici

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 11:44
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës të mërkurën, rreth orës 22:30, në fshatin Milloshevë të Obiliqit, ka ndaluar veturën BMW me targë të huaj, ndërsa ka sekuestruar një revole të tipit Zastava dhe ka arrestuar një person.

Marrë parasysh rrethanat në të cilat ishte ndaluar vetura, policia kishte ushtruar një kontroll të detajuar ndaj personave dhe veturës me ç’ rast nën ulësen e vozitësit  ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj: një revole të tipit ZASTAVA, kalibër 9 mm; tetë copë fishek, kalibër 9 mm, një karikator, si dhe një shkop druri.

I dyshuari H. A, mashkull 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.

Personat e tjerë që ishin prezent në veturë janë intervistuar në cilësinë e rekomanduar nga prokurori i shtetit. 

Image
Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat