Ngjarje e rëndë në Shqipëri/ Vriten dy vëllëzer, njëri 31 e tjetri 33 vjeç

Kronikë e zezë

Ngjarje e rëndë në Shqipëri/ Vriten dy vëllëzer, njëri 31 e tjetri 33 vjeç

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 14:17
Foto ilustrim

Më 10.12.2020, rreth orës 11:50, në fshatin Zvirinë, në afërsi të vendit të quajtur “Kisha e vogël”,  janë gjetur të pajetë, trupat e vëllezërve A. O., 33 vjeç dhe M. O., 31 vjeç, banues në Pogradec, të cilët dyshohet të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. Këta shtetas, ishin larguar nga banesa e tyre që prej mbrëmjes së 07.12.2020.

Në lidhje me këtë ngjarje menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor, me ekspertët më të mirë të Policisë kriminale të strukturave hetimore në Drejtorinë vendore të policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor – Korçë.

Forcat Operacionale të DVP- Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e policisë – Maliq, janë duke krehur zonën, gjithashtu janë shoqëruar në polici disa persona për t’u marrë në pyetje nëse kanë dijeni apo jo në lidhje me këtë ngjarje.

Po ndiqet itinerari i lëvizjeve dhe po kryhen një sërë veprimesh hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje si edhe kapjen e vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat