Policia njofton për dy të lënduar në aksidentin e ndodhur afër NewBorn-it

Kronikë e zezë

Policia njofton për dy të lënduar në aksidentin e ndodhur afër NewBorn-it

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 14:53
Ilustrim

Policia ka njoftuar se në aksidentin e ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, janë lënduar dy persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.

Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë rajonale në Prishtinë, ka thënë se sot rreth orës 13:00, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, ku kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat