Sulmohet me çekan 23-vjeçari në një parking në Prishtinë

Kronikë e zezë

Sulmohet me çekan 23-vjeçari në një parking në Prishtinë

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 23:08
Foto ilustrim

Një 23-vjeçar është sulmuar me çekan, ky i dyshuari e ka goditur dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, kurse Policia e Kosovës ka nisur hetimet.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Rreth orës 18:30 policia ka pranuar informatën se në lagjen Veterrniku të Prishtinës respektivisht në një parking është sulmuar një person dhe i njëjti është dërguar në drejtim të emergjencës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para ka ngritur dyshimet se viktima një mashkull 23 vjeç është sulmuar dhe ka marrë lëndime trupore pasi që është goditur nga i dyshuari me një mjet të fortë – çekan, i cili më pas ka ikur nga vendngjarja. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen si dhe ka orientuar veprimet policore në drejtim të identifikimit të të dyshuarit dhe vendndodhjes së tij”, tha Borovci. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat