Theret me thikë 28-vjeçari në Pejë

Kronikë e zezë

Theret me thikë 28-vjeçari në Pejë

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 09:12
Ilustrim

Një 28-vjeçar është therur me thikë nga dy persona të panjohur, dje rreth orës 13:30 në rrugën “Aleksandër Moisiu” në Pejë.

Për shkak të lëndimeve të marra, ai është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, për t’u bartur pastaj me emergjencë në QKUK në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Dje, rreth orës 13:30 në rrugën ‘Aleksandër Moisiu’, në Pejë, policia është njoftuar nga spitali rajon për një person që ka kërku ndihmë në spital. Menjëherë policia ka dalë dhe i është përgjigjur rastit dhe ka konstatuar se një person është lënduar nga dy persona të panjohur me armë të ftohtë (thikë). Rasti ka ndodhur te parku, te Komuna, te teatri ‘Ismet Begolli‘”, tha ai.

Sipas Gashit, të dyshuarit i kishin kërkuar llogari 28-vjeçarit, se pse ai kishte shkuar “në vendin e tyre”.

“Sipas tij, personat i janë afru dhe i kanë thënë se ‘pse ke ardhë në vendin tonë’. Ky ka fillu me ikë, një prej dy personave të panjohur i është vënë pas dhe e ka lënduar në dorën e majtë me armë të ftohtë në thikë. Fillimisht është dërgu në spitalin rajon e pastaj në Qendrën Klinike Universitare, Rastit i janë përgjigjur të gjitha njësitet relevante”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat