Katër persona ia zënë pritën doganierit në Mitrovicë, e rrahin dhe e bëjnë për spital

Kronikë e zezë

Katër persona ia zënë pritën doganierit në Mitrovicë, e rrahin dhe e bëjnë për spital

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Një doganier është sulmuar fizikisht dje në qytetin e Mitrovicës.

Rasti ka ndodhur rreth orës 20:00, ku doganieri ka rënë në pritë të katër personave.

Doganieri ka treguar në polici se sa ishte duke lëvizur me veturë të tij, një veturë kishte dalë para tij dhe kishte ndaluar, ku më pas kanë dal katër persona të panjohur dhe njëri nga këta e kishin sulmuar fizikisht.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, pas lëndimeve të marra.

Policia thotë se rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat