Gjyqtari dhe polici dënohen me nga 2 vite e 6 muaj burgim

Kronikë e zezë

Gjyqtari dhe polici dënohen me nga 2 vite e 6 muaj burgim

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 11:15
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve Rafet Ismajli dhe Blerim Gashit për shkak të veprës penale Ushtrimi i ndikimit, nga neni 424 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari Rafet Ismajli, gjyqtar, është shpallur fajtor për veprën penale Ushtrimi i ndikimit, nga neni 424 par.1 të KPRK-së dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite e 6 (gjashtë) muaj, të cilin dënim do ta vuan në afat prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi dhe dënim me gjobë në lartësi prej 2000 € (dymijë €uro), të cilin dënim duhet ta paguaj në afat prej 3 (tre) muajve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

I akuzuari Blerim Gashi, polic, është shpallur fajtor për veprën penale Ushtrimi i ndikimit, nga neni 424 par.1 të KPRK-së dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite e 6 (gjashtë) muaj, të cilin dënim do ta vuan në afat prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi dhe dënim me gjobë në lartësi prej 2000 € (dymijë €uro), të cilin dënim duhet ta paguaj në afat prej 3 (tre) muajve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Të akuzuarve R.I dhe B.G do t’ju llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim.

koha e kaluar në masën e arrestit shtëpiak dhe në paraburgim nga data 26.09.2019 deri më datën 18.11.2019.

Të akuzuarve R.I dhe B.G, u shqiptohet dënimi plotësues, Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik, në kohëzgjatje prej 2 viteve pas ekzekutimit (vuajtjes) së dënimit.

Obligohen të akuzuarit që buxhetit të Republikës së Kosovës, tua kthejnë shumën e të hollave, i akuzuari R.I shumën prej njëmijë e pesëqind €uro (1500 €) dhe i akuzuari B.G, shumën e të hollave prej 1000 € (njëmijë €uro), mjete këto të fondit të policisë së Kosovës, të cilat janë shfrytëzuar me rastin e simulimit të veprës penale.

Të akuzuarit R.I dhe B.G,  në cilësinë e personave zyrtar kishin pranuar përfitime pasurore duke keqpërdorur pozitën zyrtare të tyre.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat