Vdes një i burgosur në Spitalin Rajonal të Pejës

Kronikë e zezë

Vdes një i burgosur në Spitalin Rajonal të Pejës

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 16:25
Ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 15:15 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri I.B , viti i lindjes 1951.

I burgosuri gjatë qëndrimit të tij në Qendrën Korrektuese Dubravë për një kohë të gjatë ishte duke u trajtuar në Stacionarin Shëndetësor të qendrës.

Nga data 03.12.2020 me rekomandim të mjekut të qendrës është hospitalizuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë.

Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat