Vdes një femër në Institutin Special në Shtime, Policia nis hetimet

Kronikë e zezë

Vdes një femër në Institutin Special në Shtime, Policia nis hetimet

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 07:22
Instituti Special në Shtime

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 18:00 ka ndodhur një rast tragjik në Institutin Special në Shtime pasi që derisa po trajtohej aty, një femër ka ndërruar jetë.

Mësohet se viktima është kontrollur edhe nga mjeku kujdestar mirëpo të njëjtës nuk i janë gjetur shenja dhune.

Pas kësaj është alarmuar Policia dhe njësitet tjera përkatëse të cilat edhe kanë filluar ta hetojnë vdekjen.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat