Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, i ofroi 50 euro ryshfet policit gjatë kalimit të kufirit në Vermicë

Kronikë e zezë

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, i ofroi 50 euro ryshfet policit gjatë kalimit të kufirit në Vermicë

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 11:15
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë për ryshfet.

Siç njofton PK, i dyshuari i kishte ofruar 50 euro para, zyrtarit policor

“PKK Vermicë 19.12.2020 – 05:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i R. Shqipërisë, pasi që i njëjti i kishte ofruar 50 euro para, zyrtarit policor.

Me vendim të prokurorit, është konfiskuar pasaporta dhe kartëmonedha, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat