Përfshihet nga zjarri një fermë e pulave në Rahovec, ngordhin 600 pula

Kronikë e zezë

Përfshihet nga zjarri një fermë e pulave në Rahovec, ngordhin 600 pula

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 09:42
Foto Ilustrim

Policia ka bërë të ditur se në fshatin Hoq e Vogël të Rahovecit është përfshirë nga zjarri një fermë e vogël e pulave.

Sipas raportit të policisë zjarri thuhet se ka ndodhur në rrethana të panjohura.

Si pasojë ankuesit i kanë ngordhur rreth 600 copë pula.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante si dhe eksperti i zjarrit, ku sipas tij zjarri dyshohet se është shkaktuar nga rryma elektrike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat