Plagoset aksidentalisht 58-vjeçarja në Podujevë, policia shoqëron në stacion dy të dyshuar

Kronikë e zezë

Plagoset aksidentalisht 58-vjeçarja në Podujevë, policia shoqëron në stacion dy të dyshuar

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor të dielën para mesnate pasi dyshohen se janë përfshirë në një rast të plagosjes aksidentale të një femre 58-vjeçare në Podujevë.

Nga ora 23:50 është policia ka pranuar informata për një rast të plagosjes me arme zjarri në rrugën “Hasan Prishtina” në Podujevë.

Pasi kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para  të ekzaminimit dhe atyre të intervistimit janë ngritur dyshimet se aksidentalisht në shtëpinë e saj, me armë zjarri është plagosur Sh. Zh. 58 vjeç, femër, shtetase e Republikës së Kosovës, e cila ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK.

“Ndërkohë që kanë vazhduar veprimet operativo – policore, janë sekuestruar dy armë zjarri, një Revole e tipit GLOCK, një Revolver i tipit ZASTAVA, si dhe trembëdhjetë copë fishek”,  zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

Ndërlidhur me rastin policia ka shoqëruar në stacionin policor dy persona të dyshuar: N. Zh mashkull, 62 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe M. Zh mashkull 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilët dyshohet të jenë implikuar direkt në rast.

“Hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin përderisa të dyshuarit janë proceduar me tutje për lëndim të rëndë trupor si dhe mbajtje në pronësi, posedim të pa autorizuar të armëve”, tha Borovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat