I dyshuari i radhës arrestohet në QKUK

Kronikë e zezë

I dyshuari i radhës arrestohet në QKUK

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 09:31
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar personin e katërt, i cili është i dyshuari i radhës për rastin e 50 kg drogë, në parkingun e QKUK-së në Prishtinë.

“Parkingu QKUK, Prishtinë (NN) 12.12.2020 – 18:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili me datën e lartë cekur ka ikur nga vendi i ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, njofton policia e Kosovës.

Lidhur me këtë rast, ditë më parë policia e Kosovës ka dhënë detaje.

Tre personat e dyshuar në momentin e ndalimit kanë qenë duke shkëmbyer sasi të substancës narkotike dhe janë arrestuar nga njësitet antidrogë të Policisë së Kosovës.

Në këtë operacion policor janë sekuestruar: 51 kg (pesëdhjetë e një kilogram) e 664.6 gr substancë e dyshuar narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit Marihuanë, 3 vetura, 8 telefona celularë, 980 euro, 30 franga, 1 dollar para të gatshme.

Në vendngjarje po ashtu kanë dalë edhe njësiti i forenzikës së PK-së për procedura të nevojshme.

Në lidhje me rastin janë bastisur tri lokacione në Viti dhe gjatë bastisjes është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë me dy tyta, 32 fishekë të kalibrit të ndryshëm dhe 51.9 kg duhan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat