Shoferi i kamionit alivanoset në autostradë, kur zgjohet zbulon se ia kanë vjedhur kuletën

Kronikë e zezë

Shoferi i kamionit alivanoset në autostradë, kur zgjohet zbulon se ia kanë vjedhur kuletën

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 09:23
Autostrada

Një vjedhje e pazakontë është raportuar të ketë ndodhur dje në autostradë, konkretisht në fshatin Trudë.

Viktima e gjinisë mashkullore ka raportuar se sa ishte me kamionin e tij kishte ndaluar në autostradë dhe sipas tij pasi kishte dalë jashtë kamionit ishte alivanosur.

Ai ka thënë se kur ishte zgjuar kishte vërejtur se i mungon portofoli me para.

Viktima është dërguar tek mjeku por sipas tyre nuk kishte shenja dhune. Rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat