Të lënduarit në aksidentin mes trenit dhe veturës janë anëtarë të një familje

Kronikë e zezë

Të lënduarit në aksidentin mes trenit dhe veturës janë anëtarë të një familje

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 17:10
Foto ilustrim

(E plotësuar 17:53) - Katër personat e lënduar nga aksidenti mes trenit dhe veturës janë anëtarë të një familje.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 tek vendi i quajtur “Përroi i Njelmët”.

Një çift dhe dy fëmijë ishin në veturën e tipit “Passat” në momentin e aksidentit.

Media mëson se të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor në Qendren Klinike dhe Universitare, dhe se lëndimet nuk janë serioze.

Treni i cili u aksidentua me veturën ishte ardhur nga Peja.

***

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksident mes një treni dhe një veture tek “Përroi i Njelmët” në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 16:00.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informtën për një aksident trafiku në lagjen “Përroi i njelmët” në Prishtinë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një veturë. Si pasojë e akidentit lëndime trupore kanë pësuar 4 perona. Peronat e lënduar janë dërguar për tretmn mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njëiti i trafikut rrugor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat