Dikush gënjeu Policinë, zhduk provat e aksidentit të sotëm mes trenit dhe një veture

Kronikë e zezë

Dikush gënjeu Policinë, zhduk provat e aksidentit të sotëm mes trenit dhe një veture

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 20:42
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në aksidentin në Prishtinë që ka ndodhur, ku treni i linjës Prishtinë-Pejë, ka goditur një veturë derisa po kalonte nëpër shina dhe pasojë e goditjes katër persona janë lënduar.

Por, një gjë e pazakontë ka ndodhur pas aksidentit, ku disa persona kanë gënjyer Policinë se janë nga Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike dhe Hekurudhore. Ata kanë zhdukur provat nga vendi i ngjarjes.

Lajmin për media e konfirmoi kryesuesi i KHAIAH-së, Mirsim Beqiri, i cili tha se kur shkoi në vendin e ngjarjes nuk gjeti asgjë, përveç veturës së dëmtuar.

“Treni e ka një çip që e regjistron lëvizjen e trenit, shpejtësinë dhe të gjitha gjërat prej momentit që u nis. Ndërsa në momentin që treni largohet nga vendi i ngjarjes, ti nuk ki mundësi me marrë atë çip për me dekodu”, tha Beqiri.

Ai shtoi se nuk kanë arritur t’i marrin as analizat e shoferëve për alkool.

“Dekodimi i tij bëhet me laboratorë special por ne kemi bashkëpunim edhe me Kroaci, që në rast nevojë i dërgojmë edhe atje. Kështu që në këtë rast, ajo është largu, kjo e para, ndërsa e dyta, nuk kemi mujt me marrë as analizat e alkoolit e as drogës, të shoferave, kurgjo nuk kemi gjet”, shtoi Beqiri.

Por, kur shkuan në vendin e ngjarjes thotë se nuk kanë gjetur asgjë, përveç Policisë. Ai thotë se Prokuroria është njoftuar për rastin.

“Kur kemi shkuar në vend të ngjarjes e kemi gjet vetëm policinë dhe veturën e prishur. Policia tha që dikush prej hekurudhave ka ardhë edhe ju ka thonë që na jemi hetuesit dhe nuk ka nevojë me ardhë kërkush. Në fakt unë kur isha rrugës i thirra Policinë dhe ju thash mos i largoni pa mbërri na. Por tash ata e kanë rrejt Policinë, a qa po di unë. E kemi njoftuar prokurorin, tash ata duhet të merren me rastin se pse janë zhduk provat, pra nuk mundemi me bo hetime”, tha Beqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat