Korçë, një person qëllon me armë zjarri në ajër, policia vihet në ndjekje

Kronikë e zezë

Korçë, një person qëllon me armë zjarri në ajër, policia vihet në ndjekje

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 11:02
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të shtëna me armë zjarri në ajër janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 17, e njohur edhe si lagjia e “Radenecit”.

Autori ka qëlluar në ajër dhe më pas është larguar. Në vendngjarje janë gjetur 5 gëzhoja.

Denoncimi në polici është bërë nga banorët e lagjes që kanë dëgjuar të shtënat.

Policia dhe agjentët janë vënë në kërkim të autorit, ende i paidentifikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat