Detajet e fundit nga tragjedia në Prizren, djali vrau babanë - ja kush e pa ngjarjen

Kronikë e zezë

Detajet e fundit nga tragjedia në Prizren, djali vrau babanë - ja kush e pa ngjarjen

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 15:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 16:40) - Një djalë rreth 30 vjeç e ka vrarë me thikë babanë e tij rreth 50 vjeç sot në mesditë në lagjen Dardania në Prizren.

Haxhi Kabashi nga Policia e Prizrenit ka thënë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugë, ndërsa ka shtuar se në stacionin policor është duke u intervistuar një dëshmitar i cili e ka parë ngjarjen.

“Ngjarja ka ndodhur në rrugë. Një dëshmitar okular e ka parë ngjarjen. Ai është duke u intervistuar në stacionin policor”, ka thënë Kabashi nga vendi i ngjarjes.

Ai ka thënë se dyshohet se deri te vrasja ka ardhur si pasojë e një sherri në familje.

Me të ardhur në vendin e ngjarjes, Policia e ka konfiskuar mjetin me të cilin është kryer krimi.

***

Një djalë rreth 30 vjeç e ka vrarë me thikë babanë e tij rreth 50 vjeç në lagjen Dardania në Prizren.

Haxhi Kabashi nga Policia e Prizrenit ka thënë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugë, ndërsa ka shtuar se në stacionin policor është duke u intervistuar një dëshmitar i cili e ka parë ngjarjen.

“Ngjarja ka ndodhur në rrugë. Një dëshmitar okular e ka parë ngjarjen. Ai është duke u intervistuar në stacionin policor”, ka thënë Kabashi nga vendi i ngjarjes.

Ai ka thënë se dyshohet se deri te vrasja ka ardhur si pasojë e një sherri në familje.

Me të ardhur në vendin e ngjarjes, Policia e ka konfiskuar mjetin me të cilin është kryer krimi. 

Flasin nga Policia: Djali sulmoi me thikë drejtpërdrejt babanë

Një tragjedi ka ndodhur rreth dy orë më parë në Prizren ku djali ka ther me thikë për vdekje babanë e tij.

Në një prononcim për media, një zyrtar policor ka thënë se nuk janë sulmuar anëtarët e tjerë të familjes, por djali ka sulmuar prindin drejtpërdrejt.

“Dikun rreth orës 13:20. Policia ka intervenuar me të marrë informatën. I biri e ka sulmuar prindin. Është i moshës 30-vjeçare. Mjeti është i konfiskuar.

Image
 

E kemi edhe një deshmitar okular të rastit. Nuk është sulmu dikush tjetër prej anëtarëve të familjes, por drejpërdrejt prindi. Në vend të ngjarjes ka ndërruar jetë”, tha zyrtari policor.

Pamje të rënda: E vrau djali, nxirret kufoma nga shtëpia në Prizren

Është nxjerr trupi i pajetë i një personi në Prizren i cili pak më parë u sulmua me thikë nga djali i tij.

I njëjti si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendim e ngjarjes.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i PK-së, Shaban Osmanollaj.

Image

“Ju informojmë se sot me datë 25 dhjetor 2020, rreth orës 13:55 një qytetar e ka njoftuar stacionin policor Prizren-Veri se në lagjen Dardani, Rruga “Nazim Kokollari” është duke ndodhur një rast dhune në familje ku djali është duke i sulmuar prindërit. Patrulla policore ka arritë në vendngjarje dhe ka arrestuar personin e dyshuar M. H., rreth 30 vjeç, i cili e ka sulmuar prindin e tij me thikë. Si pasojë e plagëve të marra viktima (prindi) përkatësisht babai, rreth 50 vjeç ka ndërruar jetë. Emergjenca, njësitë policore dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Osmanollaj.

Mjeko-ligjorët arrijnë në vendin ku djali e vrau babanë

Mjeko-ligjorët kanë arritur në vendin ku djali e vrau babin me thikë në Prizren.

Image

Rasti ka ndodhur në Lagjen  “Dardania”, në Prizren, teksa sipas policisë i dyshuari ka sulmuar me thikë prindërit e tij.

Si pasojë e plagëve të marra, babai i të dyshuarit ka ndërruar jetë. “Ju informojmë se sot me datë 25 dhjetor 2020, rreth orës 13:55 një qytetar e ka njoftuar stacionin policor Prizren-Veri se në lagjen Dardani, Rruga “Nazim Kokollari” është duke ndodhur një rast dhune në familje ku djali është duke i sulmuar prindërit.

Patrulla policore ka arritë në vendngjarje dhe ka arrestuar personin e dyshuar M. H., rreth 30 vjeç, i cili e ka sulmuar prindin e tij me thikë. Si pasojë e plagëve të marra viktima (prindi) përkatësisht babai, rreth 50 vjeç ka ndërruar jetë. Emergjenca, njësitë policore dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Osmanollaj.

***

Sot me datë 25 dhjetor 2020 rreth orës 13:55 një qytetar e ka njoftuar stacionin policor Prizren-Veri se ne lagjen Dardania, Rruga “Nazim Kokollari” është duke ndodhur një rast dhune në familje ku djali është duke i sulmuar prindërit, zëdhënësi i DRP në Prizren Shaban Osmanollaj.

Patrulla policore ka arrit në vendngjarje dhe kanë arrestuar personin e dyshuar M. H rreth 30 vjeçar i cili e ka sulmuar prindin e tij me thikë.

Si pasoje e plageve të marra viktima (prindi) përkatësisht babai rreth 50 vjeçar ka ndërruar jetë.

“Ju informojmë se sot me date 25 dhjetor 2020 rreth orës 13:55 një qytetar e ka njoftuar stacionin policor Prizren-Veri se ne lagjen Dardani, Rruga “Nazim Kokollari” eshte duke ndodhur nje rast dhune ne familje ku djali eshte duke i sulmuar prindërit. Patrulla policore ka arrit ne vendngjarje dhe kane arrestuar personin e dyshuar M. H rreth 30 vjeqar i cili e ka sulmuar prindin e tije me thike. Si pasoje e plageve te marra viktima (prindi) perkatesisht babai rreth 50 vjeqar ka nderruar jete. Emergjenca, njesite policore dhe forenzika kane dalur ne vendin e ngjarjes”, ishte përgjigja e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat