U rrah nga bashkëshorti, gruaja me tre fëmijë dërgohet në strehimore

Kronikë e zezë

U rrah nga bashkëshorti, gruaja me tre fëmijë dërgohet në strehimore

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Një person është arrestuar dje në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë.

Ai dyshohet se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas burimeve brenda Policisë së Kosovës, viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pastaj së bashku me tre fëmijët e saj është dërguar në strehimore.

Po ashtu, bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat