Theret me thikë një person në Kaçanik, dërgohet në QKUK

Kronikë e zezë

Theret me thikë një person në Kaçanik, dërgohet në QKUK

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 07:38
Ilustrim

Mosmarrëveshja mes pesë personave në rrugën “Ismail Raka” në Kaçanik përfundoi me therjen e njërit prej tyre. 

Sipas burimeve brenda policisë për rajonin e Ferizajt, përleshja mes tyre filloi mbrëmë rreth orës 20:00, pasi që tre nga personat e përfshirë në rrahje sulmuan dy persona të tjerë, njërin prej të cilëve e therën me thikë. 

Këto burime kanë bërë të ditur se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërkohë, tre të dyshuarit, sipas burimeve të njëjta, gjenden në arrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat