Qëlluan me armë zjarri në ajër, vihen në pranga dy shtetas në Lezhë

Kronikë e zezë

Qëlluan me armë zjarri në ajër, vihen në pranga dy shtetas në Lezhë

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 09:03
Ilustrim

Dy shtetas janë arrestuar nga Policia e Lezhës nën akuzën  e ‘Armbajtjes pa leje’ dhe ‘Prishjen e rendit dhe qetësisë publike.

Shtetasit me iniciale -R. H., 19 vjeç dhe S. H., 28 vjeç, banues në Milot, Kurbin, u arrestuan pas njoftimit të marrë nga policia se në fshatin Gajush, Lezhë, kishte të shtëna me armë zjarri.

Gjatë kontrollit në banesat e dy autorëve policia ka gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri (një automatik dhe një pistoletë) dhe fitil zjarrpërcjellës.

‘Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit R. H. dhe ambientit përreth saj, gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se këta shtetas kanë qëlluar në ajër, të cilën ky shtetas e kishte fshehur në një depozitë uji në banesën e tij.  Operacioni ka vijuar me kontrollin e banesës së shtetasit S. H., ku gjatë kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me një krehër dhe fitil zjarrpërcjellës’ thuhet në njoftimin e policisë

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat