Policia zbulon mjetin e mbushur me dele të kontrabanduara

Kronikë e zezë

Policia zbulon mjetin e mbushur me dele të kontrabanduara

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Derisa policia po patrullonte mëngjeisn e hershëm rreth brezit kufitar në Kamenicë ka hasur në një kombi i cili gjatë kontrollës është vërtetuar se po bartëte  dele  të kontrabanduara

Policia njofton se në Kamenicë me 30.12.2020 rreth orës 06:50 njësia patrulluese e policisë kufitare kanë ndaluar një furgon me targa vendore.

Furgonin  e drejtonte një mashkull i Kosovës, i cili transportonte katërmbëdhjetë (14) kafshë të imta-dele në mungesë të dokumenteve.

Është njoftuar inspektori i AVUK-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat