Ngjarje e rëndë në Tiranë, 34-vjeçari godet me thikë në qafë kunatin, vdes në spital

Kronikë e zezë

Ngjarje e rëndë në Tiranë, 34-vjeçari godet me thikë në qafë kunatin, vdes në spital

Më: 1 janar 2021 Në ora: 09:06
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen "5 Maji" në Tiranë. Një 34-vjeçar ka qëlluar me thikë kunatin e tij, i cili ka humbur jetën në spital.  

"Plagosi me thikë me pasojë vdekjen kunatin e tij, vihet në pranga nga shërbimet e Policisë autori i dyshuar i ngjarjes.

Rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “5 Maji” pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta shtetasi K. Sh., 34 vjeç, në gjendje të dehur ka goditur me thikë në qafë kunatin e tij shtetasin V.Z., 42 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur identifikimin, hapjen dhe arrestimin e autorit. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat