Sheh policinë e ikën nga makina, i gjejnë 27 kg kanabis brenda

Kronikë e zezë

Sheh policinë e ikën nga makina, i gjejnë 27 kg kanabis brenda

Më: 2 janar 2021 Në ora: 12:12
Ilustrim

Një 25 vjeçar është arrestuar pasi në makinën të cilën e braktisi u gjetën 27 kg kanabis. Arrestimi i  K.K., 25 vjeç, banues në fshatin Barbullojë, Lezhë, u bë nga shërbimet e Policisë Lezhë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë  Nr.6 Tiranë.

“Më datë 28.10.2020, në afërsi të një lokali në aksin rrugor Mikot-Lezhë nga sherbimet e Policisë Lezhë është bërë ndalimi i një mjeti me drejtues shtetasin  K.K., i cili braktisi mjetin dhe u largua. Gjatë  kontrollit të mjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan  27 kg lëndë narkotike canabis sativa, si dhe  arrestuan në flagrancë bashkëpunëtorët  tij, shtetasi N.T .dhe Z.M” informon policia e Lezhës.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 

Gjithashtu, nga sherbimet e Policisë Lezhë është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit Filip Shtjefni, banues në Lezhë,i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 2 vite burg ,për vepren penale “Heqje e paligjshme e lirisë”, pasi ky shtetas  në vitin 2016 ,ka mbajtur pa dëshirën e saj shtetasen E.M.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat