Dy aksidente në Vragoli të Fushë Kosovës, lëndohet një person

Kronikë e zezë

Dy aksidente në Vragoli të Fushë Kosovës, lëndohet një person

Më: 2 janar 2021 Në ora: 20:11
Foto ilustrim

Gjatë ditës së sotme kanë ndodhur dy aksidente trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.

Nga dy aksidente janë përfshirë katër vetura, teksa lëndime ka pësuar vetëm një person.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Në Vragoli rreth orës 15:40 kanë ndodhur dy aksidente me nga dy vetura të përfshira. Një person prej njërit aksident ka pësuar lëndime të lehta trupore. Aksidentet janë trajtuar nga policët e autostrades”, tha Kelani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat