Hajnat hyjnë në “Super Viva”, dyshohet se kanë vjedhur 10 mijë euro dhe cigare

Kronikë e zezë

Hajnat hyjnë në “Super Viva”, dyshohet se kanë vjedhur 10 mijë euro dhe cigare

Më: 3 janar 2021 Në ora: 17:07
Ilustrim

Në orët e hershme të dititës së sotme është kryer një vjedhje në “Super Viva” në Xërxë. Policia ka bërë të ditur se në këtë Qendër Tregtare janë vjedhur 10 mijë euro dhe 100 shtekë cigare.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Nysret Gjurkaj, ka bërë të ditur se sot rreth orës 07:00 kanë marrë informacione se është kryer një vjedhje në “Super Viva” në fshatin Xërxë.

Sipas tij, policia ka dalur në vendngjarje dhe ka mbledhur dëshmitë.

Sipas tij, persona të panjohur kanë depërtuar në këtë Qendër Tregtare dhe kanë vjedhur të holla në vlerë rreth 10 mijë euro si dhe 100 shtekë cigare.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Me datë 03.01.2021 ne ora 07:00 Stacioni policor-Rahovec ka pranuar informaten se është kryer vjedhje ne Qendren tregtare ,,Super viva“ ne fsh.Xerxe. Patrullat policore i jane pergjigjur thirrjes dhe kane bere sigurimin e vendit te ngjarjes. Ne vendgjarje kane dalur njesiti i hetimeve dhe forenzika te SP-Rahovec si dhe njesiti i hetimeve rajonale qe kane kryer shikimin e vendit te ngjarjes dhe mbledhjen e deshmive.

Personat e panjohur ne objektin e Q.T kane depertuar nga ana perendimore (pasme) ku kane hapur nje vrime ne  murin e jashtem me mjete te forta ne dimensione 40×50 cm përmes saj kanë depërtuar brenda dhe kane kryer vjedhjen, sipas informatave të para dyshohet së janë vjedhur një sasi e konsiderueshme e cigareve te ndryshme  100 shteke,  si dhe janë thyer arkat ku janë vjedhur të holla ne vlerë  rreth 10.000 Euro. Rastin ne fjale e merr Njesiti i hetimeve Regjionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat