Policia jep detaje për aksidentin në Dollë të Klinës, veturat bëhen shkrumb e hi

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për aksidentin në Dollë të Klinës, veturat bëhen shkrumb e hi

Më: 4 janar 2021 Në ora: 13:43
Pas aksidentit, dy automjete janë përfshirë nga zjarri

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi sot në  fshatin Dollc të komunës së Klinës.

Pas aksidentit, dy automjete janë përfshirë nga zjarri.

Rasti në fjalë është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se si pasojë e këtij aksidenti ka edhe të lënduar.

“Sot rreth orës 12:19 Policia është njoftuar për një aksident në fshatin Dollc. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një kombi dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit, automjetet janë përfshirë nga zjarri. Ka edhe persona të lënduar, por ende nuk dihet se sa saktësisht janë lënduar”ka thënë Gashi.

Ndryshe u raportua pak më parë për këtë aksident, ndërsa në vendin e ngjarjes janë shkaktuar edhe kolona shumë të gjata, teksa veturat janë bërë shkrumb e hi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat