Theret 21 vjeçari në Emshir, arrestohen tre persona

Kronikë e zezë

Theret 21 vjeçari në Emshir, arrestohen tre persona

Më: 4 janar 2021 Në ora: 21:02
Foto ilustrim

Një 21 vjeçar është therur me thikë në lagjen Emshir në Prishtinë.

Deri tek kjo ka ardhur si pasojë e një rrahje që kanë ndodhur.

Policia ka arrestuar tre persona.

I lënduari është dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Kështu tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën për një rrahje në progres në lagjen Emshir në Prishtinë. Me të marrë informatën njësitet e stacionit policor jugu kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe vetëm pak minuta pas raportimit të rastit në koordinim me njësitet e stacionit të Fushë Kosovës, kanë arritur që lidhur me këtë rast të arrestojnë tre perona të dyshuar”.

“Bazuar në informacionet e para dyshohet që viktima një mashkull 21 vjeç, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat