I riu plagoset me thikë pas një përleshjeje në Prishtinë

Kronikë e zezë

I riu plagoset me thikë pas një përleshjeje në Prishtinë

Më: 4 janar 2021 Në ora: 22:14
Ilustrim

Disa të rinj janë përleshur fizikisht mbrëmjen e sotme në lagjen “Emshir” në kryeqytet.

Për pasojë, njëri prej tyre është plagosur me thikë dhe po merr trajtim mjekësor në QKUK.

Pavarësisht plagëve, i riu nuk raportohet të jetë në rrezik për jetën.

Policia e Kosovës konfirmoi rastin dhe njoftoi se janë arrestuar tre persona në lidhje me këtë rast.

Sipas autoriteteve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 dhe arrestimi i tre personave është bërë në koordinim me njësitë e stacionit të Fushë Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat