Dy të burgosur në Mitrovicë hipin në kulmin e burgut dhe kërcënojnë të hidhen

Kronikë e zezë

Dy të burgosur në Mitrovicë hipin në kulmin e burgut dhe kërcënojnë të hidhen

Më: 5 janar 2021 Në ora: 09:14
Dy të burgosur në Mitrovicë hipin në kulmin e burgut dhe kërcënojnë të hidhen

Dy të burgosur që po mbahen në burgun që gjendet në pjesën veriore të Mitrovicës kanë hipur në kulmin e burgut dhe kërcënojnë të hidhen nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.

Thuhet se policia, zjarrfikësit dhe ambulanca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Rasti mbrëmë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Më 4 janar 2021, në orën 7:22 pasdite, baza jonë u thirr në telefon zyrtar dhe u kërkua ndihma e njësisë policore të Mitrovicës Veriore, për shkak të arratisjes së dy personave të kombësisë shqiptare, të cilët janë ende në çatinë e ndërtesës së burgut. Të gjitha njësitë e policisë janë në dispozicion. Ne vazhdojmë të monitorojmë rastin, për të cilin do t’ju informojmë në kohën e duhur”,tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, togeri Branislav Radoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat