Sherr mes femrave/ Menaxherja e rrah punëtoren në një restorant në Prishtinë

Kronikë e zezë

Sherr mes femrave/ Menaxherja e rrah punëtoren në një restorant në Prishtinë

Më: 6 janar 2021 Në ora: 07:09
Foto ilustrim

Dje në orën 17:50, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë është arrestuar një femër pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht një femër tjetër.

Sinjali mëson se menaxherja e restorantit ‘Monako’ në kryeqytet e ka sulmuar punëtoren tjetër të këtij restoranti.

Burimet e medias brenda policisë kanë bërë të ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe se në vend të ngjarjes janë parë disa gota të thyera në dysheme, ku dyshohet se rasti ka ndodhur brenda në lokal.

Gjithashtu këto burime i kanë thënë medias  se e dyshuara për këtë rast është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat