Policia e Suharekës bastis shtëpinë e një të dyshuari, i gjen armë dhe fishekë

Kronikë e zezë

Policia e Suharekës bastis shtëpinë e një të dyshuari, i gjen armë dhe fishekë

Më: 6 janar 2021 Në ora: 07:50
Foto ilustrim

Një person nga Suhareka në gjendje të dehur ka shkuar në stacionin policor dhe ka deklaruar se posedon një armë në veturën e tij.

Burime në Policinë e Suharekës kanë thënë se vetura e tij ishte e parkuar në afërsi të stacionit.

Po ashtu kanë bërë të ditur se është konfiskuar një armë e gjuetisë me disa fishekë të kalibrit 12mm.

Pas kësaj, të dyshuarit i është bastisur edhe shtëpia në të cilën po ashtu është gjetur një armë gjysmë automatike e kalibrit 7.65mm, një karikator dhe 12 fishekë.

Media mëson se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat