Vetaksident në rrugën Gjilan-Prishtinë

Kronikë e zezë

Vetaksident në rrugën Gjilan-Prishtinë

Më: 6 janar 2021 Në ora: 11:59
Foto ilustrim

Një vetaksident ka ndodhur në magjistralen Gjilan-Prishtinë, më saktësisht në dalje të fshatit “Bresalc”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka treguar për ngjarjen.

“Ka ndodhur një vetaksident në rrugën Gjilna-Prishtinë, diku në dalje të fshatit ‘Bresalc’. Një veturë është vetaksidentuar, ka dalë jashtë rrugës. Për momentin nuk raportohet për persona të lënduar”, tregoi Hashani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat