Burri nga Klina përzë nga banesa nënën dhe vëllanë

Kronikë e zezë

Burri nga Klina përzë nga banesa nënën dhe vëllanë

Më: 8 janar 2021 Në ora: 09:24
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë nga Klina, meqenëse dyshohet se i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij.

I njëjti thuhet se ka probleme psikike.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i njejti ka thyer disa orendi dhe ka larguar nga banesa nënën dhe vëllain.

“Klinë 07.01.2021 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari ka probleme psikike dhe i njëjti kishte thyer disa orendi dhe i kishte larguar nga banesa nënën dhe vëllain. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit  dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat