Gruaja në Gjakovë rrahet nga burri dhe motra e saj

Kronikë e zezë

Gruaja në Gjakovë rrahet nga burri dhe motra e saj

Më: 8 janar 2021 Në ora: 09:33
Foto Ilustrim

Një tjetër rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur para dy ditësh në Gjakovë.

Policia ka njoftuar se janë arrestuar i dyshuari mashkull, bashkëshorti i viktimës dhe e dyshuara femër motra e viktimës pasi dyshohet që kishin ushtruar dhunë psikike e fizike ndaj saj, në përpjekje për t’i bashkuar.

Është njoftuar mbrojtësi i viktimave të dhunës në familje si dhe viktima është vendosur në strehimore.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat