Vetura godet një këmbësor në Prishtinë

Kronikë e zezë

Vetura godet një këmbësor në Prishtinë

Më: 9 janar 2021 Në ora: 21:42
Foto ilustrim

Një veturë ka goditur një këmbësor pasditen e sotme në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti konfirmoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00.

“Sot rreth orës 17:00 në rrugën Dëshmorët e Kombit në Prishtinë, ka ndodhur aksident trafiku, ne mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, tha ajo.

Ahmeti bëri të ditur se ne rastin po merren hetuesit e njësitit rajonal të komunikacionit rrugor. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat