Vjedhje e rëndë në Prishtinë, kjo është vlera e gjësendeve që morën hajnat

Kronikë e zezë

Vjedhje e rëndë në Prishtinë, kjo është vlera e gjësendeve që morën hajnat

Më: 10 janar 2021 Në ora: 08:09
Foto ilustrim

Po vazhdojnë vjedhjet nëpër gjithë territorin e Kosovës teksa një rast i tillë ndodhi një ditë më parë në fshatin Tenezhdoll të Prishtinës.

Një person ka raportuar në Polici se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në dhomën e tij.

Më pas të njëjtit kanë arritur të vjedhin para të gatshme në vlerë rreth 4,000 euro, 15,000 dinar serb (115.47 euro) si dhe stoli ari në vlerë rreth 2,000 euro.

Burime brenda Policisë njoftojnë se rasti është duke u hetuar dhe akoma nuk ka ndonjë të arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat