Policia arreston një person në Gjilan, ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij

Kronikë e zezë

Policia arreston një person në Gjilan, ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij

Më: 12 janar 2021 Në ora: 08:45
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjilan, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizikë ndaj bashkëshortes së tij.

Policia bën të ditur se i dyshuari ka kanosur verbalisht edhe babain e viktimës.

“Velekinicë, Gjilan 10.01.2021-14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimë femër kosovare njëherë e ka kanosur verbalisht edhe babain e viktimës mashkull kosovar”, bëhet e ditur në njoftim.

Policia njofton se personi i dyshuar është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat