Ferizaj – vidhen 33 laptopë dhe gjashtë armë zjarri

Kronikë e zezë

Ferizaj – vidhen 33 laptopë dhe gjashtë armë zjarri

Më: 12 janar 2021 Në ora: 08:51
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të vjedhjeve që kanë ndodhur ditën e hënë në Ferizaj.

Policia njofton se në një lokal janë vjedhur 33 laptopë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në lokalin e tij dhe nga aty kanë vjedhur tridhjetë e tre Lap-top të llojeve të ndryshme”, thuhet në njoftim.

Në rastin tjetër të vjedhjes, Policia njofton se janë vjedhur gjashtë armë.

” Ferizaj, 11.01.2021 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në lokalin e tij të armëve dhe nga aty kanë vjedhur katër armë dy revole dhe dy armë të gjata”, bëhet e ditur në njoftim.

Të dyja rastet janë duke u hetuar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat