Arrestohet një i dyshuar për grabitje të armatosur një tjetër shpallet në kërkim

Kronikë e zezë

Arrestohet një i dyshuar për grabitje të armatosur një tjetër shpallet në kërkim

Më: 13 janar 2021 Në ora: 11:17
Foto ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës ka intensifikuar ndërmarrjen e masave policore, operative e hetimore për parandalimin dhe zbulimin e veprave penale si dhe goditjen e individëve dhe grupeve kriminale.

Fokus të veçantë ka marrë organizimi i punës policore për zbardhjen e veprave kriminale të grabitjes, identifikimi si dhe arrestimi i të dyshuarve të implikuar në veprat e tilla.

Progresi i hetimit policor për këto raste ka rezultuar me ndërmarrjen e dy operacioneve të bastisjes me ç’ rast, policia ka arrestuar të dyshuarin;

• H. B, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti ka qenë i përfshirë në rastin e grabitjes së armatosur të ndodhur më datë 06.11.2020 rreth orës 18:30, ku dy të dyshuar të armatosur dhe të maskuar kishin grabitur mbi tre mijë euro para të gatshme nga një biznes hotelier në Graçanicë.

Ndërkohë që policia ka identifikuar edhe të dyshuarin e dytë;

• B, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili aktualisht është ë arrati të njëjtin e ka shpallur në kërkim nën dyshimin e bazuar për përfshirje në rastin në fjalë.

Të dyshuarin e arrestuar policia e ka proceduar para Gjykatës dhe ndaj të njëjtit është shqiptuar masa e vazhdimit të paraburgimit prej 30 ditësh, përderisa vazhdon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat