Arrestohet hajni që vjedhi në një shtëpi në Tenezhdoll të Prishtinës

Kronikë e zezë

Arrestohet hajni që vjedhi në një shtëpi në Tenezhdoll të Prishtinës

Më: 13 janar 2021 Në ora: 16:05
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një të dyshuar për vjedhjen që ka ndodhur në  fshatin Tenezhdoll të Prishtinës.

“Nga hetuesit policor të stacionit veriu në Prishtinë, mbrëmë është arrestuar një person të dyshuar. Për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm të jetë të përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë që ka ndodhë në fshatin Tenezhdoll të Prishtinës”, ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeri.

Ahmeti ka thënë se rasti i vjedhjes ka ndodhur me datën 09.01.2021, ku personi i dyshuar ka arrit që me forcë të depërtoj brenda një shtëpie dhe nga aty ka marrë një shumë të   parave, si dhe stoli ari.(vlera në total arrin mbi 7000 euro)

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se personi i  dyshuar është:

F.A. (mashkull) 30 vjeç, shtetas i Kosovës

Ahmeti theksoi se pas arrestimit me autorizim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat