Si shkak i një boce plini, kaplohet nga flaka një shtëpi në Obiliq

Kronikë e zezë

Si shkak i një boce plini, kaplohet nga flaka një shtëpi në Obiliq

Më: 13 janar 2021 Në ora: 23:39
Foto

Një shtëpi në Obiliq, është kapluar nga zjarri.

Lexuesi i medias, ka dërguar një video në të cilën shihet shtëpia duke u djegur tërësisht.

Ai ka thënë se menjëherë kanë lajmëruar policinë dhe zjarrfikësit, të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.

Po ashtu mësohet se nga ky incident nuk ka të lënduar.

Shkaktari i zjarrit sipas lexuesit, ka ardhur nga një bocë e plinit brenda shtëpisë.

Duhet kujtuar se si pasojë e një boce plini në Ferizaj, dhjetra persona mbetën të lënduar, disa prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat