Britma e gruas para shqiptarit të vrarë, mediat nxjerrin pamje tronditëse nga masakra në G

Kronikë e zezë

Britma e gruas para shqiptarit të vrarë, mediat nxjerrin pamje tronditëse nga masakra në G

Më: 14 janar 2021 Në ora: 06:23

Mediat greke kanë nxjerrë pamje të papublikuara më parë nga masakra në sheshin 'Neos Kosmos' në Athinë, ku humbi jetën 54-vjeçari shqiptar Edmond Llangozi si dhe u plagosën dy djemtë e tij, Anxhelo dhe Mihal Llangozi.

Në videon e publikuar nga "MEGA", shfaqet shqiptari i vrarë dhe gruaja e tij e cila që qan pranë tij. Videoja është bërë pak pasi policia kishte mbërritur në vendin e ngjarjes.

Fillimisht autori ka qëlluar në ajër, ndërsa më pas ka patur në fokus familjen Llangozi. E plagosur mbeti edhe kamarierja e lokalit ku ndodheshin, Xhorxhina Kosa, gjithashtu shqiptare. Autoritet greke po hetojnë arsyet pse të gjithë anëtarët e familjes ishin në lokal, ndërsa dyshohet se mund të ketë patur një konflikt verbal para vrasjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat