Arrestohen dy persona në Lipjan, policia u gjeti armë në veturë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Lipjan, policia u gjeti armë në veturë

Më: 14 janar 2021 Në ora: 12:24
Foto Ilustrim

Dy persona të dyshuar janë arrestuar në fshatin Gadime e Epërme në Lipjan, pasi që gjatë kontrollimit të automjetit të tyre, i janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me gjashtë fishek, një pistoletë e 15 fishek dhe dy thika.

Armët e zjarrit ishin me leje valide.

Në veturë ishin edhe dy qenë gjuetie. Ndërsa gjatë kontrollimit të një shtëpie, është gjetur dhe konfiskuar edhe një pistoletë me 20 fishek (me leje valide) dhe 4 fishek të pushkës së gjuetisë.

Me vendim të prokurorit, rastet janë cilësuar si më lartë dhe të dyshuari janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat