E konfirmon Policia: 4 të vdekur në aksidentin në Rrugën e Kombit

Kronikë e zezë

E konfirmon Policia: 4 të vdekur në aksidentin në Rrugën e Kombit

Më: 14 janar 2021 Në ora: 19:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Lezhës ka konfirmuar numrin e lartë të viktimave në aksidentin e ndodhur në mbrëmje në aksin Rubik-Milot në Rrugën e Kombit. Sipas policisë në këtë aksident kanë humbur jetën një çift bashkëshortësh nga Kosova dhe 2 fëmijët e tyre të mitur, ndërkohë që në gjendje të rëndë fëmija i tyre i tretë i moshës 5 vjeç.

Ndërkohë që edhe drejtuesi i mjetit tip kamion që u përfshi në aksident është nga Kosova.

Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti në Rreshen, mjeti  tip "Citroen" me të cilin udhëtonte një familje kosovare është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip "Citroen" , bashkëshortja e tij dhe  2 fëmijët dhe është plagosur fëmija i mitur, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat