Aksident i rëndë në Berat/ Makina përplaset me shtyllën elektrike, shpëton mrekullisht shoferi

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Berat/ Makina përplaset me shtyllën elektrike, shpëton mrekullisht shoferi

Më: 14 janar 2021 Në ora: 21:09
Aksident i rëndë në Berat

Një tjetër aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në By Pass-in e ri të qytetit të Beratit.

Një automjet tip Mercedes Benz me targa AA 484 AX ka humbur kontrrollin dhe ka dalë jashtë rruge.

Mjeti fillimisht është përplasur me shtyllën elektrike të rrugës dhe më pas ka përfunduar në murin rrethues të një banese duke kapërcyer edhe trotuarin.

Si pasojë e përplasjes automjeti është shkatërruar totalisht në pjesën ballore ndërkohë që drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa lëndime të rënda.

Përplasja e mjetit me shtyllën elektrike ka sjellë dëmtime në sistemin e ndriçimit të të giithë aksit të rrugës dhe për të riparuar difektin në zonë kanë shkuar një ekip elektriçistësh të ODHEE-së.

Burime nga vendngjarje konfirmojnë se nga hetimet dhe matjet e para mendohet se shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia e madhe me të cilën ishte duke udhëtuar 58-vjeçari dhe lagështira në rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat